Sot një vit pa Hysin!

Të martën ishte përvjetori i pavarësisë së Kosovës, kurse sot (e enjte) është përvjetori i parë nga shuarja e KF Hysit.

Klubi simpatik nga Podujeva, kampion para tri vitesh, u largua nga futbolli kosovar, për shkak të krizës financiare.

Edhe pse ishin në Superligë, ata hoqën dorë nga të gjitha garat.

Mentor Zhdrella, Enis Zabërgja, dhe shumë futbollistë tjerë, u desh të gjejnë klube tjera.

Hysi dhe stadium i saj simpatik, po i mungojnë Superligës. (Gazeta Olle)