Sot në mesditë është varrosur mjeshtri i gazetarisë sportive, Agim Binaku, FFK e vlerëson si humbje të madhe për komunitetin sportiv

Sot në mesditë është varrosur mjeshtri i gazetarisë sportive, Agim Binaku, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundje të shkurtër, transmeton GazetaOlle.com nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Në emër të FFK-së, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu ka vendosur kurora lulesh mbi varrin e të ndjerit, derisa telegram ngushëllimi për familjen e kolegët ka dërguar presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili vdekjen e Agim Binakut e ka vlerësuar si humbje të madhe jo vetëm për familjen, por në përgjithësi për komunitetin sportivë, pasi ai ishte njëra nga penat më të mprehta të gazetarisë sportive dhe jo vetëm.

Ishte i vyeshëm, vizionar dhe këmbëngulës në punën e tij.

I PËRJETSHËM KUJTIMI PËR IKONËN E GAZETARISË SPORTIVE, AGIM BINAKU”, shkruhet në njoftimin e FFK-së. /Gazeta Olle/

agim