Sot luhet derbi pa shkëlqim Peja – Sigal Prishtina

Për dallim nga sezoni i kaluar derbit nuk do të kenë shkëlqimin e njëjtë. 

Ndeshja Peja – Sigal Prishtina nuk ngjason me derbin e dikurshëm që do të luhet të shtunën me fillim nga ora 16:00,  kurse ndeshje mjaftë interesante  do të kemi përballë  Golden Eagle Ylli : Rahoveci   duke filluar nga ora 18:00.

Ndërkaq të dielën në program janë dy ndeshje, ku Bashkimi pas humbjes së thellë në Prishtinë e pret Borenë duke filluar nga ora 20:00, kurse Kerasan Prishtina do të përballet me Trepçën, në ndeshjen që do të zhvillohet duke filluar nga ora 18:00.