Sot luhet derbi i sezonit, Feronikeli – Prishtina

Feronikeli – Prishtina është derbi i sezonit që luhet sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Dy skuadrat e para në renditje takohen në ndeshjen e mbetur të javës së 10-të.

Gjyqtar kryesor është Dardan Çaka nga Vushtrria, shkruan Gazeta Olle.

Takimi fillon në ora 13:30, ndërsa stadium pritet të stërmbushet, bazuar në kërshërinë e madhe që mbretëron për këtë ndeshjen.

Prej orës 13:30 fillon edhe KEK-u – Ferizaj, që luhet në Obiliq.