Sot luhen këto tri super-ndeshje në “Euro 2016”

Pas pauzës prej dy ditësh, sot kthehen sërish emocionet e Kampionatit Evropian me fazën e 1/8 të finales.

Kjo fazë e dytë nis me tre ndeshje shumë interesante, ku takohen skuadrat që kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve.

Nga ora 15:00, Zvicra e shqiptarëve luan me Poloninë, ndërsa tre orë më vonë, Uellsi me Irlandën e Veriut.

Një kryendeshje tjetër është ajo e orës 21:00, ku përfaqësuesja që po mahitë në EURO 2016, Kroacia, përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos që me shumë vështirësi ia doli të kalojë grupet.