Sot luhen këto ndeshje të Kupës

Në program janë ndeshjet e rrethit të  parë të Kupës së Kosovës në hendboll.

Për Kupë do të luajnë skuadrat e të dy konkurrencave, ndërsa janë plot ndeshje që pritet të ofrojnë rivalitet dhe hendboll cilësor. Skuadrat tashmë janë në vlugun e garave kampionale dhe ato që kanë pretendime për trofe presin të kalojnë pengesat e para në garat për Kupën e Kosovës, që është me mjaft peshë.

Ndeshja e parë në konkurrencën e meshkujve është ajo mes Prishtinës e Llapit, dy skuadrave të Superligës.

Prishtina është e dyta në klasifikim dhe vetëm të dielen ka pësuar humbjen e parë të edicionit, nga Besa FamGas në Pejë. Ndërkohë Llapi është i fundit në klasifikim dhe në pritje të pikëve të para kampionale.

Ndeshja mes Prishtinës e Llapit luhet të mërkurën (sot) nga ora 18:00.

Gjysëm ore  më vonë nis ndeshja mes fitueses aktuale, Besa FamGas dhe Deçanit.

Po të mërkurën Trepça e pret Samadrexhën (18:00) , Kastrioti luan me Drenicën (18:30), ndërsa Drita me Ulpianën (19:00).

Të enjten luhen ndeshjet: Vëllaznimi – Prizreni (19:00), Vushtrria – Dukagjini (19:30), Zhegra – Lepenci (19:30).

Te femrat të mërkurën (sot) luhen vetëm dy ndeshje: Drita- Ulpiana (17:30), Vushtrria – Trepça (17:30). Gjashtë ndeshjet tjera luhen të enjten.

Në rrethin e parë luhet vetëm nga një ndeshje.

hendboll1