Sot luhen dy ndeshje në Ligën e Parë, por a rrezikojnë të shtyhen

Sot Liga e Parë vjen me javën e nëntë, ku në program janë dy ndeshje.

Në kryeqytet, 2 Korriku takohet me Ramiz Sadikun.

Ndërkohë, në Rahovec, skuadra me të njëjtin emër pret Ballkanin e Suharekës, në derbin e fqinjëve.

Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 15:00, shkruan “GazetaOlle.com”.

Mirëpo, shkaku i të reshurave të shumta të shiut në vendin tonë, ka gjasa që ndonjëra ndeshje të shtyhet.

Sidoqoftë, deri më tani nuk ka asgjë zyrtare dhe për gjithçka do të vendosin edhe gjyqtarët.

orariiiiii