Sot Liga e Evropës hedhë në fushë katër skuadra shqiptare

Sot në Evropë priten të zhvillohen ndeshjet kualifikuese të fazës së parë, në Ligën e Evropës.

Katër skuadra shqiptare do të jenë pjesë e ndeshjeve kthyese, shkruan GazetaOlle.com.

Nga ora 17:00, skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, Teuta, takohet me letonezët e Ventspils.

Fotografia e KF Teuta
FK Teuta

Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 3-0, në Letoni për vendasit, andaj një rikthimin e Teutës do ishte mrekulli në vete.

Kurse nga ora 19:30, skuadra e Laçit luan në udhëtim te Hapoel Beer Sheva.

Laçianët do kenë punë të vështir të ruajnë rezultatin baras, 1-1, që e arritën si vendas, një javë më parë.

Fotografia e K.F Laçi
KF Laçi

30 minuta më pas fillon ndeshja e radhës e skuadrave shqiptare.

Kukësi pas humbjes 3-0 në Hungari, e pret skuadrën Debrecen, raporton Gazetaolle.com.

Në ‘Loro Boriçi’, Kukësi në kryej më Valdet Ramën synon përmbysje të rezultatit.

Fotografia e F.K Kukësi Albania
FK Kukesi

Kurse takimi i fundit që fillon nga ora 20:30, zhvillohet në Shkup.

Skuadra shqiptare me po të njëjtin emër do të takohet me skuadrën armene, Pyunik.

Rezultati pas ndeshjes së parë qëndron 3-3, andaj për ‘Shvercerat’, ky pritet të jetë një mundësi e artë për kalim tutje.

Fotografia e FC Shkupi
FC Shkupi