Sot “Karagaçi” arena e “zjarrtë” e derbit më të madh kosovar

Sot në basketbollin kosovar do të zhvillohet një nga derbit më të mëdhenj në vend.

Peja e rikthyer në elitë pas dy vitesh në palestrën e zjarrtë “Karagaçi” e pret kampionin aktual Prishtinën, shkruan Gazeta Olle.

Ky takim sa herë është zhvilluar ka sjellur rivalitet dhe përkrahje të madhe në tribuna nga dy taboret.

Tashmë, biletat për këtë takim kanë dalë në shitje qysh dje dhe palestra “Karagaçi” sot pritet të jetë e stërmbushur.

Peja – Prishtina zhvillohet sot dhe fillon nga ora 19:00.