Sot ju presin këto dy super-sfida të futbollit evropian

Dita e shtunë do të jetë e mbushur me ndeshje të ligave kryesore evropiane.  Mirëpo, dy më interesantet pritet të zhvillohen në Bundesligë dhe Premierligë.

Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen e zhvillojnë klasiken e futbollit gjerman në shtëpinë e verdhezinjve në ora 18:30, ku një fitore e vendësve do ta ngushtonte diferencën mes skuadrave në vetëm dy pikë, përcjellë “Lajmi.net”.

Derbi i zjarrtë lokal zhvillohet në Londër, ku Tottenhami dhe Arsenali ballafaqohen me fillim prej orës 13:45, me tri pikët që vlejnë shumë për të dy skuadrat, të cilat janë në luftë rreptë për titullin kampion.