Sot grumbullohet Kombëtarja

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sot nis grumbullimin për kampionatin evropian “Francë 2016”. Kombëtarja do të grumbullohet në Austri, vend në të cilin edhe do të përgatitet për evropian, përkatësisht për ngjarjen e parë të madhe në të cilën merr pjesë.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, të shtunën ka publikuar listën me emrat e 27 futbollistëve që do të grumbullohen në Austri, shkruan Koha Ditore.

Më 31 maj ai do të bëjë të ditur emrat e 23 futbollistëve që do të udhëtojnë për në Francë. Pritet garë e ashpër për të shmangur katër vendet që janë përjashtuese.

Në listën e De Biasit nuk ka pasur befasi. Janë ftuar të gjithë lojtarët që kanë bartur barrën gjatë fushatës kualifikuese. Jashtë, ashtu si pritej, kanë mbetur sulmuesi Hamdi Salihi dhe mesfushori Alban Meha.

Ndërkohë janë grumbulluar Amir Rrahmani, Frederic Veseli e Milot Rashica. Gjithsej janë 15 futbollistë nga Kosova. Rrahmani, Veseli e Rashica pritet që deri në fund të konkurrojnë për një vend në ekipin final.