Sot gjysmëfinalja e dytë Real Madrid – Bayern

Sonte me fillim prej orës 20:45 zhvillohet ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Bayernit.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në Gjermani, u mbyll me fitore 2:1 të “Mbretërve”.

Isco është lojtari që do të mungojë te Reali, ndërsa Robben e Boateng janë shtuar javën e kaluar në listën e lojtarëve të lënduar të bavarezëve.