Sot fillon seminari për gjyqtarët në Ulqin

Në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror të garave që nis më 9 shkurt me ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës, Komisioni i Gjyqtarëve i FFK-së, prej 30 deri më 3 shkurt do ta organizojë seminarin me gjyqtarët e Ipko Superligës dhe Ligës së Parë.

“Në këtë seminar do të ligjërojë instruktori i FIFA-s, Sokol Jareci. Gjatë kësaj periudhe do të mbahen edhe testet fizike për gjyqtarët”, thuhet në njoftimin e FFK-s, raporton Gazeta Olle.

Seminari mbahet në prag të fillimit të stinorit pranveror të futbollit Kosovar.