Sot është dita e Etritit

Etrit Berisha sot do të bëhet me skuadër të re. Portieri i Kombëtares Shqiptare ka arritur mbrëmë në Ferrara për të kompletuar kalimin te Spal.

Portieri kosovar pritet të luaj një vit si huazim te Spal ku i është garantuar vendi i titullarit.

Kalimi te Spal mund të llogaritet sukses për Berishën ngase do të vazhdojë të jetë titullar te secila skuadër që ka luajtur.

Ish-portieri i 2 Korrikut ka qenë titullar te Kalmari, te Lazio e te Alatanta.Gjatë ditës, Berisha do të iu nënshtrohet testeve mjekësore, para se të prezantohet me fanellën e re.