Sot, ditë e madhe për sportin kosovar

E premtja mund të hyjë në histori të sportit kosovar. Njëri nga dy federatat më të mëdha në vend, ajo e basketbollit, pritet të pranohet me të drejta të plota në Federatën Botërore (FIBA).

Komiteti Ekzekutiv i Shtëpisë më të madhe të basketbollit, ka nisur të enjten mbledhjen e saj, e cila po mbahet në Gjenevë, shkruan Gazetaolle.com.

Ata do të shqyrtojnë edhe kërkesën e FBK-së për pranim, pas aplikimit të bërë në muajin e kaluar. Drejtuesit e basketbollit kosovar, prej disa javësh janë shprehur të bindur se do të pranohen në FIBA më 12 ose 13 mars. (Gazeta Olle)

FBK