Sot dita e Drenicës, Sadat Pajaziti emërohet trajner, priten edhe përforcime

Sot pritet të jetë dita e Drenicës, e cila pritet të bëjë risi të shumta.

Risia më e madhe vjen në postin e trajnerit, ku Sadat Pajaziti pritet të marrë drejtimin e skuadrës.

“Do ta kemi edhe sot një takim të fundit, ku besoj se do ta arrijmë marrëveshjen, pasi jemi shumë afër të dyja palët”, ka thënë drejtori sportiv i Drenicës, Tahir Lushtaku, për “GazetaOlle.com”.

Pajaziti do të zëvendësojë Bekim Shotanin e larguar pas stinorit vjeshtor.

Sadati në vjeshtë drejtoi KEK-un në Ligën e Parë, ku e la në vendin e parë e parë.

Lushtaku ndër të tjera, ka zbuluar se gjatë ditës do të ketë takime me edhe me lojtarë, të cilët pritet të veshin fanellën kuqezi në pranverë.

Synimet e Lushtakut janë të sjellë lojtarë të rinj, me të cilët do të nënshkruante kontrata më afatgjate.