Sot 7 vjet më parë, Rooney shënoi golin më të bukur në histori të Premierligës

Wayne Rooney është një nga lojtarët më të mirë që kemi parë në vitet e fundit në Ligën Premier.

Por, anglezi mund të krenohet edhe me faktin se ka shënuar një nga golat më të mirë në histori të kampionatit elitar anglez.

Më e bukura është se ajo u shënua në derbin lokal ndaj Manchester Cityt.

Ky gol fantastik është shënuar me 12 shkurt 2011, pra shtatë vite me parë. Por, ai vazhdon të komentohet çdo herë nga tifozët e futbollit.

cats

Aktualisht sulmuesi është pjesë e Evertonit, por pjesën më të madhe e kaloi te Man Utd, kur luajti për 13 sezone.

Në 665 paraqitje për të dy klubet ai ka shënuar 281 gola në të gjitha garat.

Ndërsa për Përfaqësuesen e Anglisë në 119 ndeshje ka arritur të shënojë 53 gola.

VIDEON e golit mund ta shihni duke klikuar këtu.

cats1