Sonte zhvillohet finalja e parë, Prishtina apo Bashkimi?

Sonte zhvillohet finalja e parë e “play-off”-it të basketbollit kosovar, që pas shumë viteve zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.

Ndeshja zhvillohet me fillim prej orës 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Skuadra që i fiton tri ndeshje, shpallet kampione e Kosovës në basketboll për edicionin 2016/17.

loading...