Sonte zhvillohen këto superndeshje në Ligën e Kampionëve

Sonte luhen ndeshjet e dyta në Uefa Champions League për dy takimet: Barcelona-Manchester United dhe Juventus-Ajax.

Barcelona ka fituar me rezultatin 0-1 në Old Traford duke pasur një lloj qetësie në shtëpi.

Nga ana tjetër Manchester United ndeshjet më të mira në Chmapions i ka bërë jashtë.

Marrë shkas edhe nga përmbysja që i bënë PSG, United kërkon të bëjë përsëri surprizën.

Ndeshje shumë e hapur është ajo mes Juventus-Ajax. Ndeshja e parë e luajtur në Hollanda mbaroi me rezultatin 1-1.

Juventus ka fovorin që luan në shtëpi por Allegri ka kërkuar vëmendje maksimale nga të tijtë pasi nuk kërkon të përsëritet një skenar si ai i ndeshjes Real Madrid-Ajax.

Ndeshjet fillojnë në orën 21:00.