Sonte të gjithë drejt stadiumit Fadil Vokrri, Feronikeli meriton përkrahje

Feronikeli sonte mund ta shkruaj një histori të re, duke u bërë skuadra më e suksesshme e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kampioni ynë përfaqëson vendin në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, garës më të rëndësishme për klube në Evropë.

Skuadra nga Drenasi ka mundësinë e artë të kualifikohet në rrethin e dytë, shkruan Gazeta Olle.

Kundërshtari i tyre është kampioni i Uellsit, TNS, ndaj të cilëve luajtën 2:2 në udhëtim.

Feronikelit i duhet fitorja ose barazimi me rezultatet 0:0 ose 1:1 për të shkuar tutje.

Takimi zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim prej orës 20:45.

Feronikeli meriton përkrahje të madhe të tifozëve, pasi suksesi i tyre do të jetë i gjithë futbollit të Kosovës.