Sonte nata magjike e futbollit anglez

Manchester City dhe Liverpool ndeshen sonte nga ora 21:00, në ndeshjen që mund të vendosë për titullin e kampionit, shkruan Gazeta Olle.

“Të Kuqtë” janë shtatë pikë përpara ‘Qytetarëve’ dhe me fitore eventuale do të afroheshin edhe titullit të parë pas 30 vitesh.

City ka pësuar vetëm një humbje në shtëpi, pikërisht atë me Crtystal Palace (2-3) në javën e 18-të, ndërsa nëntë përballjet e tjera i ka fituar.

Nga ana tjetër, “The Reds” e kane zero shifrën në kolonën e humbjeve në Premier. Në përplasjen direkte të fazës së parë në “Anfield” skuadrat u ndanë me rrjeta të paprekura.

Interesant gjithashtu fakti që Liverpooli para barazimit 0:0 kishte triumfuar në 4 përplasje rresht ndaj tyre.

Interesant do të jetë edhe përballja mes trajnerëve, ku Jurgen Klopp është më i suksesshëm në përballjet direkte me Pep Guardiolan.