Sonte luhet finalja e katërt e basketbollit

Rahoveci sonter mbrëma do të zhvillojë ndeshjen e fundit të stinorit para publikut të vetë në palestren sportive “Mizahir Isma”.

Z Mobile Prishtina ka epërsi 2-1 në serinë finale dhe në rast të fitores së bardhekaltërve, ata do të shpallen kampione të Kosovës për stinorin 2018/2019.

Në rast të barazimit, ndeshja e fundit përcaktuese do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Edhe sonte, Palestra në Rahovec pritet të jetë e stërmbushur me tifozë.