Sonte Kosovë-Norvegji, lajmi i fundit nga “Adem Jashari”

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll, sot me fillim nga ora 19:00 zhvillon ndeshjen e tretë kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Kosova në stadiumin ‘Adem Jashari’, takohet me Norvegjinë, për të cilët paraqitet Martin Odegaard, talenti i Real Madridit.

Kur kanë mbetur edhe pak kohë deri te fillimi i ndeshjes, terreni në Mitrovicë duket i gatshëm për ndeshje.

Ajo që është shqetësuese, është numri i vogël i biletave të shitura për këtë ndeshje.