Sondazh: Tifozët i kërkojnë Bunjakut ta ftojë Dallkun, pas amatorizmit në mbrojtje

Faqja e futbollit në Twitter që vazhdimisht poston të reja rreth Përfaqësueses së Kosovës në futboll, “Kosovan Football”, ka krijuar një sondazh interesant pas humbjes së turpshme ndaj Kroacisë, 6:0.

Duke qenë se mbrojtja ishte katastrofike në këtë duel, pyetja është se a duhet të ftohet Armend Dallku nga Albert Bunjaku për ndeshjet e ardhshme, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Deri më tani, shumica e votuesve kanë votuar “pro” për grumbullimin e mbrojtësit të Prishtinës në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ju kujtojmë që vushtrriasi po tregon formë të jashtëzakonshme nën fanellën bardhekaltër dhe momentalisht është njëri ndër lojtarët me paraqitjet më të mira në Superligë.