Solskjaer: Fitorja kundër Southamptonit ma kujtoi Manchester Unitedin e vjetër

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e krahasoi fitoren dramatike të Manchester Unitedit kundër Southamptonit, me rezultat 3:2, me kohët e vjetra të “Djajve të kuq”.

“Mënyra se si fituam sot (dje) ma kujtoi Manchester Unitedin e kohëve të vjetra. Unë isha pjesë e asaj skuadre. Jam shumë i lumtur për djemtë, ata arritën t’i marrin tri pikë nga kjo ndeshje”, ka thënë Solskjaer.

“Në ndeshje të tilla, harron që je i lodhur. Ti vetëm vrapon dhe e do topin në zonën e kundërshtarit. E kemi bërë këtë gjë shumë herë. Si trajner, nuk dëshirosh t’i shijosh kështu 90 minutat e parë, dëshiron të jesh më rehat”, deklaroi norvegjezi.

Kujtojmë që Manchester United fitoi me përmbysje kundër Southamptonit me rezultatin 3-2 në “Old Trafford”. /GazetaOlle/