Sokoli: U morën vesh që obligimet financiare të kryhen gjatë javës

Gjilani gjatë ditës së sotme ka mundur që të mbetet pa trajnerin Bylbyl Sokoli, i cili e paralajmëroi dorëheqjen nëpërmjet një deklarate për Gazetaolle.com.

Në orët e pasdites, kryesia e Gjilanit e ka mbajtur një mbledhje me Bylbyl Sokolin derisa palët janë dokorduar që të vazhdohet bashkëpunimi por me një kusht. “Me kryesinë e Gjilanit jam marrë vesh që obligimet financiare ndaj futbollistëve të kryen me rregull. Edhe pak ditë bëhen dy muaj që lojtarët nuk janë paguar. Në mbledhjen që përfundoi pak orë më parë, u morëm vesh që obligimet të kryen gjatë kësaj jave”, deklaroi për Gazetën ‘Olle’, Bylbyl Sokoli.

Kujtojmë se edhe futbollistët janë ankuar gjatë ditës për paga duke kërkuar që emri i tyre mos të publikohet.