Sokoli: Po e vuajmë presionin psikologjik

Bylbyl Sokoli e pranon që barazimi në shtëpi ndaj Vëllaznimit nuk është rezultat pozitiv për Prishtinën, duke konsideruar që fajtori i mos-fitores sot ishte pikërisht presioni i madh për t’i marrë tri pikët.

“Patëm shumë presion dhe kjo ngarkesë psikologjike ishte vendimtare. Nuk arrinim të përfundonim aksionet, kundër një skuadre që mbrohej shumë mirë. Kemi mbetur prapa vendit të parë pikërisht për shkak të këtij tensioni”, deklaroi Sokoli pas ndeshjes.

Prishtina ka mbetur tetë pikë prapa vendit të parë, Feronikelit.