Sokoli paralajmëron Llapin e Batatinës

Prishtina ka bërë ndryshime në shtabin teknik ditë më parë.

Pas largimit të trajnerit Mirel Josa, në krye të skuadrës ka ardhur trajneri Bylbyl Sokoli.

Tekniku kosovar ka filluar punën me klubin dhe ndeshja e parë për të këtë edicion do të jetë ndaj Llapit.

Ai ka folur për faqen zyrtare të klubit rreth kësaj ndeshje, derisa ka zbuluar se mungesa e Prishtinës për takimin ndaj Llapit do të jetë ajo e Leonit Abazit.

Leonit Abazi duke u prezantuar te FC Prishtina

“Është ndeshja ime e para dhe luajmë kundër një ekipi cilësor. Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit në këtë ndeshje timen të parë”.

“Jemi skuadër komplete, përveç Leonit Abazit që ka pasur një lëndim gjatë javës i cili është duke e sanuar lëndimin dhe mungon në ndeshje”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Bylbyl Sokoli.