Sokoli me deklaratën më qesharake të vitit, Munishi shpërthen së qeshuri

Trajneri i Ferizajt, Bylbyl Sokoli, ka treguar një shaka që ka bërë me një polic në Gjakovë, që kishte të bëjë me Ismet Munishin.

Duhet të tregoj çka më ka ndodh sot në Gjakovë. Më zunë policia me shpejtësi 20 kilometra më shumë dhe polici deshi të më dënojë”, tha Bylbyl Sokoli. 

“Unë i thashë pashë Ismetin a bën me më lëshu, ai tha ec”, zbuloi Bylbyl Sokolin, duke e bërë të qeshë Ismet Munishin.

Ai lavdëroi trajnerin e Vëllaznimit pasi sipas tij, ai ka bërë që të ketë atmosferë të mirë në qytetin e Gjakovës.

“Ismeti ka rikthyer një atmosferë shumë të mirë në Gjakovë e cila vërtetë është shumë e mirëseardhur, një atmosferë sportive”, shtoi ndër të tjera Sokoli.

Ferizaj i Bylbyl Sokolit në çerekfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës u eliminua nga skuadra e Feronikelit.