Sokoli insiston: Kosova duhet ta ftojë këtë lojtar të Superligës

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli vazhdon të insistojë se mbrojtësi i Prishtinës, Armend Dallku, duhet të ftohet nga përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku.

“E kam thënë edhe më parë se duhet të ftohet Armend Dallku i cili ka përvojë të madhe në ndeshje ndërkombëtare me Shqipërinë”.

“Ai nuk ka patur lëndime dhe do të ishte zgjedhje e mirë në mbrojtje. Besoj se do të ftohet në të ardhmen”, deklaroi Sokoli për Tribuna Channel.

Dallku i ka dhënë fund karrierës më Shqipërinë para ndeshjes Shqipëri-Kosovë. Ai po tregon formë të jashtëzakonshme me Prishtinën. /Olle/