Sokoli e përqafon Munishin në mes të studios, arsyeja është epike

Bylbyl Sokoli ia ka uruar në një mënyrë të veçantë Ismet Munishit stinorin e suksesshëm vjeshtor.

Ai u ngrit në këmbë direkt në emisionin “Dueli Sportiv”, duke uruar Munishin për suksesin me Ballkanin, përcjellë Gazeta Olle.

“Urime Ballkanit për kampionin vjeshtor, urime për suksesin në Kupën e Kosovës, po e bëj kështu (duke u ngritur në këmbë) sepse unë kam deklaruar që jam një fans i Ballkanit këtë edicion”, u shpreh Sokoli.

Dy trajnerët patën një përqafim të ngrohtë në mes të studios.

Munishi e falënderoi Sokolin për fjalët pozitive dhe për këtë urim të veçantë.

Trajneri që këtë edicion drejtoi Prishtinën për një kohë rekorde (vetëm dy ndeshje), kritikoi Federatën e Futbollit të Kosovës për sistemin në garat e Kupës, ku sipas tij duhet të evitohet përballja e ekipeve elitare që në rrethin e parë. /Gazeta Olle/