Milner ia merr penalltinë Salahut, i cili po lufton për golashënuesin e vitit:

Liverpooli ka rrëmbyer tri pikë të arta në xhiron e 35 në Premierligë, duke e mposhtur 2-0 në udhëtim te Cardiff City.

“Redsat” triumfuan 2-0 me golat e Georginio Wijnaldum në minutën e 57’ dhe James Milner nga penalltia në minutën e 81’.

Por, një episod interesant ndodhi para se Milner të shënojë nga pika e bardhë, diçka që e kemi parë të ndodhë shpesh në klube të ndryshme, rasti më i freskët mes Neymarit e Cavanit.

Mohames Salah dhe James Milner u panë duke u shtyrë se cili të ekzekutojë penalltinë.

Në minutën e 80-të, Salah e fitoi atë, por ishte i pafuqishëm ndaj Milner, i cili ia rrëmbeu topin nga duart.