Skuadrat shqiptare pa fitore sot në Maqedoninë Veriore

Janë luajtur mbasditen e sotme, katër sfida të kampionatit të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të javës së 9-të.

Shkëndija e Tetovës është ndalur në një barazim pa gola kundër Vardarit. Tetovarët nuk kanë arritur të marrin trepikëshin në sfidën ndaj Vardarit.

Në një barazim pa gola është ndalur dhe Shkupi me Makedonijan në transfertë, duke marrë vetëm një pikë nga kjo ndeshje.

Akademija Pandev ka mundur Sileksin 2-0 në fushën e vet, duke marrë një trepikësh të artë dhe ka shfrytëzuar barazimin e Vardarit.

Ndërkaq Boreci ka mundur Strugën Trim & Lum në fushën e vet me rezultatin 3-2, në një përballje të luftuar deri në minutat e fundit.

Rezultatet e sotme:

Borec-Struga 3-2

Makedonija-Shkupi 0-0

Shkëndija –Vardar 0-0

Akademija Pandev- Sileks 2-0