Skuadrat kosovare vazhdojnë të luftojnë për të siguruar një vend në fazën e dytë të Ligës Ballkanike

25 janar është data kur do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së parë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL), atëherë kur edhe adhuruesit e basketbollit kosovar do të mësojnë se cila prej 4 skuadrave nga vendi ynë ka vazhduar tutje, apo ndoshta edhe që të gjitha.

Megjithatë një është e sigurt, e ajo është se në ndeshjet e mbetura deri në përmbyllje të edicionit të rregullt do të zhvillohet një luftë e madhe, ku Sigal Prishtina si kampione në fuqi e Ligës Ballkanike ia mësyn që jo vetëm ta kaloj grupin, por edhe ta mbroj trofeun, derisa Bashkimi, Peja dhe Trepça janë në situatë që ende të shpresojnë për një kualifikim të mundshëm në fazën e dytë.

E vërteta është se Bashkimi pas një starti të dobët në këtë ligë, ka bërë një kthesë të madhe, duke pasur paraqitje shumë të mira, dhe duke shënuar fitore të njëpasnjëshme.

Sigal Prishtina nuk e nisi mirë, pati disa momente të mira, por edhe të këqija, mirëpo kjo skuadër në stinorin pranveror ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në përbërje, andaj edhe të gjithë kundërshtarët e saj duhet pasur kujdes.

Peja është në pozitë të mirë për të siguruar një vend në fazën e dytë, por ende i duhet të luftoj në tri ndeshjet e mbetura të fazës së rregullt në mënyrë që ta mësojë përfundimisht se çfarë do të ndodh me të.

Trepça, skuadra debutuese e Ligës Ballkanike, gjithashtu ka shpresë për një vend në fazën e dytë, por ka edhe vështirësi për ta realizuar këtë mision. Sidoqoftë me publikun fantastik dhe me pak fat mund t’i shohim mitrovicasit në fazën e dytë të kësaj gare.

Më poshtë mund të gjeni orarin e ekipeve kosovare në ndeshjet  e mbetura në BIBL, në të dyja grupet, A dhe B.

 

Grupi A

10 Janar

Sigal Prishtina – Beroe     19:00

12 Janar

Sigal Prishtina – Kozuv 19:00

17 Janar

Sigal Prishtina – Bashkimi

24 Janar

Bashkimi – Teodo

Kozuv – Sigal Prishtina

 

Grupi B

11 Janar

Trepça – Peja     19:00

18 Janar

Peja – Trepça

25 Janar

Sutjeska – Trepça

Peja – Tirana

 

Loading...