Skuadrat e Superligës takohen mes vete sot në Shqipëri

Drenica ka njoftuar se sot do ta zhvillojë miqësoren ndaj Dukagjinit në Shqipëri.

Kujtojmë se para disa ditëve Drenica kishte luajtur një ndeshje miqësore edhe ndaj Trepçës ’89, të cilën e kishte humbur me shifrat 3:2.

Ky është njoftimi i plotë i Drenicës:

“Ekipi ka mbajtur seancat e para stërvitore në bregdetin shqiptar në Durrës.

Stervitja e paraditës u zhvillua në Kavajë, kurse pasdite në Kompleksin Olympic në Durrës.

Nesër (e premte) paradite skuadra do të mbajë një stervitje të lehtë, kurse pasdite do të zhvillohet ndeshja ndaj KF Dukagjinit, nga ora 16:00 në Kompleksin ‘Internacional’ në Pezë”, njoftoi dje Drenica.