Skuadra të njohura evropiane i dëshirojnë vëllëzërit Sahiti

Ndryshe, kur jemi te kontaktet, mësuam se Hajduku dhe Shkëndija kanë kontaktuar klubin aktual të vëllezërve, Rabotniçki, ndërsa Vardari dhe Dinamo, interesin për ata e kanë shprehur tek menaxherët Shkmbin

Qormemeti dhe Haris Fakiç. Në fakt sipas asaj që arritëm të kuptojmë menaxherët do të jenë ata të cilët do të vendosin për fatin e vëllezërve Sahiti, kurse me klubin do të diskutohet vetëm për çështjen e dëmshpërblimit, i cili jo zyrtarisht mësuam se është 200 mijë euro për të dytë.

Një shumë që nuk shihet të jetë pengesë për asnjërën skuadër duke i marr parasysh me buxhetet financiare që i kanë , sidomos kjo vlen për dy skuadrat kroate Hajduk dhe Dinamo.

Ndryshe, për gazetën KOHA, Suad Sahiti, thotë se ai dhe vëllai i tij Emiri nuk janë të preokupuar me faktin se ku do të vazhdojnë karrierën e tyre.

Ata u besojnë vendimeve që do ti sjellin menaxherët e tyre Qormemeti dhe Fakiç.

“Do të ishte një ëndërr që të luaj së bashku në një ekip me vëllain tim. Kam thënë edhe më herët edhe prapë po e përsëris.

As unë por as vëllai im Emiri, nuk jemi të preokupuar me ofertat, sepse ajo është punë e menaxherëve Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakiç.

Këtë punë ua kemi lënë atyre në dorë dhe nuk dyshojmë se do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Tani kur jemi në pushim, ne po vazhdojmë individualisht të stërvitemi vetëm e vetëm për të mbajtur formën”, tha për KOHA, vëllai më i madh Saudi.