Skuadra kosovare përforcohet me një amerikan para fazës finale të Kupës së Kosovës

Pasi humbi derbin lokal së fundi ndaj Bashkimit, Ponte Prizreni është përforcuar me një basketbollist.

Beniamin Nakwaasah është transferi i radhës së tyre, shkruan Gazeta Olle.

Nakwaasah, luan në pozitat 1 dhe 2 ndërsa është paraqitur te skuadra Utah Walley në NCAA 1.

Më poshtë njoftimi zyrtar i Prizrenit:

BENJAMIN NAKWAASAH përforcim para final 8 !

Ponte Prizrenit nga sot zyrtarisht i shtohet edhe amerikani Benjamin Nakwasaah.

Benjamin 188 cm , luan në pozitat 1/2 ku së fundi është paraqiturë në ekipin Utah Walley në NCAA -1.

Welcome in our club Ben!