Skuadra kosovare largon një basketbollist amerikan, paralajmëron një ardhje nga NBA

Finalisti i Kupës së Kosovës në basketboll, Ylli ka konfirmuar ndarjen me një basketbollist amerikan.

Tashmë, Keith Frazier, është larguar nga skuadra suharekasi, ky erdhi me shumë bujë por që nuk arriti të lë gjurmë në elitën e basketbollit kosovar, shkruan Gazeta Olle.

“Me marreveshje te dyanshme kemi vendosur qe te nderprejme bashkpunimin me Keith Frazier.

Golden Eagle Ylli e falenderon Keith per angazhimin e deritashem dhe i uron suksese ne te ardhmen”, thuhet në njoftimin e KB Yllit.

Gjithashtu, kjo skuadër ka paralajmëruar ardhjen e një basketbollisti nga liga më e fortë e basketbollit, NBA.