Skuadra kosovare e quan të papranushme vendimin e Federatës

Klubi i volejbollit Skenderaj (femrat), fitues i vjetëm i Kupës së Kosovës, nuk pajtohet me mënyrën e sistemit të ri të garave.

Ata kanë reaguar përmes një shkrese edhe në Federatën e Volejbollit të Kosovës.

Kemi siguruar edhe shkresën se për çfarë janë ankuar.

“Para dy dite pranuam një email nga Federata e Volejbollit te Kosovës ne lidhje me ecurinë e kampionatit.
Vendimi i cili është marrë nga ana e Bordit te FVK-së është vendim i cili është në kundërshtim të plote me rregulloren, në kundërshtim të plotë nga ekipi jonë KV SKENDERAJ, pasi që në këtë formë dhe puna jonë, ecuria pozitive po zhvlerësohet.

Gjithashtu, ju e dini që Federata e Kosovës ka kërkuar nga klubet që të japin ide rreth ecurisë së garave, dhe asnjë ekip nuk e ka dhënë këtë propozim që Bordi ka marr vendim dje, kjo nënkupton që ajo kërkesë ka qenë sa për sy e faqe duke mos i marrë parasysh propozimet e klubeve kryesore të këtij sezoni.

Kërkesa nga KV SKENDERAJ është: Nëse kampionati vazhdon, duhet të vazhdoj aty vetëm me dy lojërat e mbetura, sipas renditjes të tanishme tabelare dhe pa ju larguar pikët ekipeve, në të kundërtën konsiderohet si kampionat i ri 2020/2021, dhe jo vazhdim i kampionatit.

Propozimet nga KV SKENDERAJ: 1. Mund te luhen dy xhirot e mbetura të fazës së parë, dhe pastaj të filloj PLAY-OFF.
2. Të respektohen pikët të cilat asesi nuk mund të ju zhvlerësohen ekipeve dhe për shkak të rrethanave të Pandemisë të fillojmë me PLAY-OFF.

Çdo formë tjetër që na i humb pikët e mbledhura gjatë kampionatit, është e papranueshme nga KV SKENDERAJ.
Arsyetimi që ekipet e renditura në poziëen 5 e 6 nuk duan të luajnë vetëm 2 lojë nuk qëndrojnë.

Nëse ekipet e renditura në pozitën 5 dhe 6 nuk duan të vazhdojnë vetëm për dy lojëe, ekipet që luajnë kundër tyre mund ta fitojnë ndeshjen me rezultatin zyrtar, sepse edhe ashtu dallimi ne pikë është i madh.

Kjo është forma më e mirë dhe e duhur duke mos i lënë hapësirë asnjë diskutimi, dhe forma me korrekte, sepse ne po i shikojmë të gjitha kampionatet botërore ne çdo lloj sporti, Gjithqka rifillon aty ku ka mbet, me renditjen dhe pikët e njëjta, e vetmja gjë që mund te ndryshojë është vetëm numri i xhirove, ose në rastin më të keq mbyllja e kampionatit. Urojme që ankesat e klubeve të merren parasysh, sepse janë ekipet arsyeja e ekzistimit të një Federate.

KV Skenderaj nuk i ikë asnjë forme të sistemit qoftë edhe këtij që është sponzorizuar nga një ekip dhe është miratuar nga Bordi i Federatës së Volejbollit. Domethënë në qoftë së është interes i Volejbollit të luhet në këtë sistem jemi ok por asesi, asesi të na u mohohen pikët të cilat i kemi fituar me djers. Kjo është e pa logjikshme dhe e pa arsyeshme”, kështu u anku ditë më parë Skenderaj në FVK.