Skuadra kosovare bënë katër zavëndësime!

Të dielen në fushën e futbollit në Lipjan u luajt ndeshja Ulpiana – Tefik Çanga dhe para syve të përfaqësuesit të FFK-së, Sabri Dermaku raportohet se janë realizuar  gjithësej katër zavendësime në fushën e lojës nga skuadra vendase, ndërsa në buletinin zyrtarë evidentohen vetëm tre sosh, përcjell futbollikosovar.com.

Edhe për kundër reagimit nga skuadra musafire, përfaqësuesi i FFK-së, Dermaku nuk pranonte as të diskutonte për gjithësej katër zavendësime të skuadres vendase.

Në fakt kjo nuk ishte e tëra ngase në protokolin zyrtarë të ndeshjës, ekipa e Ulpianës kishte evidentuar dy futbollist startues me numrin 3 në fushë, sikurse shihet edhe në dokumentin zyrtarë, të mëposhtëm.

Prap kjo nuk është e tëra ngase në protokolin e ndeshjës evidentohet golashenuesi si lojari me numri 10, por një numer i tillë,  fare nuk figuronte në protokolin e zyrtarë të ndeshjës në fjal.