Skuadra italiane pas mbrojtësit të Kosovës, Arbenit Xhemajli

Futbollistët e Kosovës janë bërë ‘pre’ e shumë skuadrave të ndryshme evropiane.

Së fundi sipas mediumit italian ‘Delfinët’, skuadra e Pescaras po shqyrton mundësin e transferimit të mbrojtësit të Kosovës, Arbenit Xhemajli, shkruan Gazeta OLLE.

Kandidati tjetër është Gabriele Ferrarini, i cili është në pronësi të Fiorentinës.

22-vjeçari Xhemajli mban nënshtetësi të dyfishtë kosovare dhe zvicerane.

Ai është produkt i akademisë së Zyrihut.

Te Pescara, luan dhe mesfushori i Shqipërisë Ledian Memushaj./ Gazeta OLLE