Skuadra e Xhakës qe 26 vjet pa fitore në shtëpi ndaj Leverkusenit!

Fitorja e fundit e Borussia Monchengladbachut në fushën e vet ndaj Bayer Leverkusenit ka qenë më 25 shkurt 1989. Që nga atëherë, Borussia asnjëherë nuk e ka mposhtur si vendas Leverkusenin.

Këtë rast e ka sot, kur takohen në ndeshjen kruciale që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Xhaka u kërkon përkrahje maksimale tifozëve. “Shpresoj që tifozët tanë do të na përkrahun deri në fund. Duhet të jemi të kundejshëm. Me fitore mund të arrijmë gjëra të mëdha”, tha ai për ‘express.de’ shkruan GazetaOlle.com.