Skuadra e Superligës të shtunën do të luajë ndeshje miqësore ndaj nënkampionit të Serbisë

Liburni i Gjakovës është skuadra e vetme kosovare që do të luajë këtë vit në UEFA Liga e Kampionëve në Futsall.

Tashmë skuadra gjakovare është në fazën finale para dueleve të muajit tetor, shkruan Gazeta Olle.

Liburni në rrjetet sociale ka njoftuar se pritet të luajë një ndeshje miqësore të shtunën nga ora 18:30.

Por kjo ndeshje do të jetë speciale pasi që do të luajë ndaj një skuadre nga Serbia.

Novi Pazari, nënkampioni i Serbisë do të jetë rivali i Liburnit, në këtë takim.

Fotografia e FC Liburn - Gjakovë

Më poshtë njoftimi i klubit:

NDESHJE MIQËSORE ME NJË EKIP NGA SERBIA PËR HERË TË PARË NË HISTORINË E KLUBIT

Të shtunën, me datë 7 Shtator 2019, në ora 18:30, në qytetin e Rozhajës në Mal të Zi, Liburni zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese para ndeshjeve Europiane, por është ndeshja e parë kundër një ekipi nga Serbia.

Të shtunën në Rozhajë, Liburni ka përballë KMF Novi Pazar, ekip nga ky qytet, prej të cilit edhe e mban emrin, i cili këtë vit ka përfunduar i dyti në Superligën e Serbisë.

Ndeshja shihet të jetë premtuese, për shkak të lojës së bukur dhe të fortë të të dy ekipeve dhe përspektives tonë, poashtu edhe të ekipit serb.

Ne nisemi për Mal të zi, me synim fitoren dhe ngritjen e imazhit të klubit tonë, i cili do ta përfaqësoj Republikën tonë në Minsk të Bjellorusisë në muajin tetor.

Në të njejtën kohë, shfrytëzojmë rastin të ftojmë në Palestër popullin shqiptar që jeton në Rozhajë dhe në qytetet tjera përreth në Mal të Zi dhe së bashku të dalim me fitore.

NJË DASHURI! NJË QËLLIM! LIBURN