Skuadra e Superligës në bojkot

Klubet e futbollit në Kosovë vazhdojnë që të përballen me probleme të mëdha financiare.

Lojtarët e skuadrës së Flamurtarit të Prishtinës janë futur sot në bojkot për shkak të pagave, bëjnë me dije burime të sigurta të Insporti.com panë klubit prishtinas.

Futbollistët e Flamurtarit i kanë bojkotuar stërvitjet pasi që klubi u ka mbetur dy paga borxh.

Ndryshe, Flamurtari e nisi për mrekulli këtë edicion ndërkohë që në xhirot e fundit kishte luhatje.

Flamurtari në ndeshjen e fundit humbi në Prishtinë nga Drita e Gjilanit me rezultat 1:0.

Ky ekip ndodhet në pozitën e gjashtë me 19 pikë të grumbulluara.

flamurtari