Skuadra e Superligës me njoftim të rëndësishëm për basketbollistët e huaj

Pandemia e koronavirusit ka bërë që gjitha aktivitetet sportive në vend, por edhe në Evropë të pezullohen për një kohë.

Kjo ka bërë që edhe elita e basketbollit kosovar të pezullojë aktivitetet e tyre, shkruan Gazeta Olle.

Por, klubet kosovare të basketbollit, kanë vendosur që t’i lirojnë basketbollistët e tyre të huaj, ku disa prej skuadrave tashmë këtë e kanë bërë ditë më parë.

Një vendim të tillë e ka marrë edhe skuadra e Lipjanit, të cilët kanë njoftuar me anë të një shkrimi në rrjetet sociale.

Më poshtë, postimi i tyre:

Pas pezullimit të garava dhe gjendjes së krijuar në vend duke respektuar vendimet e Qeveris së Kosovës , Klubi mbajti takim më antarët e kryesis dhe vendosen që të lirojnë lojtarët e huaj duke shprehur që ky ishte një vendim jo i dëshiruar mirpo i obliguar nga situata e krijuar .
Kryesia e Klubit shpehu falenderim ndaj lojtarëve të huaj për mirëkuptim dhe për angazhimin e tyre gjatë qendrimit në Lipjan . Shpresojm që ta kalojm sa më leht dhe më shpejt këtë gjendje./Gazeta Olle