Skuadra e Superligës: Kërkojmë nga FFK të merret vendim për fatin tonë sa më parë, nuk pranojmë…

Skuadrat e Superligës së meshkujve në Kosovë në tre ditët e fundit kanë filluar fazën përgatitore për rifillimin e garave në elitën e futbollit kosovar, pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për një gjë të tillë.

Kjo ka bërë që skuadra e femrave e Mitrovicës të reagon me anë të një postimi në faqen zyrtare, përcjellë Gazeta OLLE.

Kjo skuadër ka shkruar se nuk pranon asnjë verdikt lidhur me anulimin e kampionatit dhe se pret rifillimin e saj.

Madje, Mitrovica ka dhënë edhe datat që sipas tyre do të mjaftonin për një përfundim të rregullt të kampionatit.

Mitrovica në ndeshjen e Ligës së Kampionëve përballë kampionit të Gjermanisë, Wolfsburg. (Foto: Hilmi Veliu, Gazeta Olle).

Më poshtë reagimi i tyre:

Reagim:
KFF “Mitrovica” si çdo klub sportiv është duke përcjellë zhvillimet në futbollin e Kosovës.Edhe klubi ynë si të gjitha klubet tjera është duke pritur një vendim nga organet kompetente të shtetit dhe nga FFK që të marrë një vendim lidhur me lejimin e stërvitjeve ashtu sikur është lejuar Ipko Superliga, dhe pas një faze përgatitore të shkurtë në bazë të rrethanave të lejohet edhe zhvillimi i ndeshjeve të mbetura (10 xhiro).

Kërkojmë nga FFK dhe KE që sa më shpejt të marrë një vendim për ligen e futbollit të femrave sepse edhe Liga jonë përfaqësohet në garat ndërkombëtare ashtu si Ipko Superliga,prandaj u kërkojmë organeve kompetente zhvillimin e garave edhe në Ligën e Parë të futbollit femëror.

Ne si Klub jemi të interesuar që kampionati në ligen tonë të mbyllet në fushë sepse vetëm në fushë mund të caktohet Kampioni i futbollit femëror ku ne për dy vite me radhë jemi fitues të këtij kompeticioni.
Jemi klubi i vetëm që në garat Europiane kemi arritur deri në 1/16 e finales.
Nëqoftëse organet kompetente të shtetit nuk japin leje për t’u zhvilluar stërvitjet dhe garat atëherë kërkojm nga FFK dhe KE që të i’u përmbahet udhëzimeve të UEFA-së : ku thotë që atu ku nuk ka mundësi të zhvillohen garat të mbyllen kampionatet me rënditjen momentale ose të anulohen, edhe pse në ligen tonë nuk janë zhvilluar më shumë se 51% të ndeshjeve .

Këtu kemi dy rrugë të nderuar antarë të KE-së së FFK-së:
1. Lejimin për zhvillimin e këtyre 10 xhirove që kanë mbetur,duke filluar me stërvitje nga data 25.05 2020 dhe rinisja e kampionatit me datë 14.06.2020 që i bie ri-fillim një javë pas ipko superliges dhe përfundimi në të njëjtën kohë.
2. Që Kampionati të anulohet sepse nuk kanë kaluar më shumë se 51% të zhvillimit të ndeshjeve në ligë.

Klubi KFF.Mitrovica nuk pranon asnjë variantë tjetër për t’a përmbyllurë kampionatin , me propozime e varianta të ndryshme për të rrezikuar shëndetin e futbollisteve tona . Nuk do lejojmë që askush të na e nëpërkëmbë mundin dhe investimet tona qe i bëjmë në klubin tonë ndër vite.

Edhe njëherë po e potenciojm le të vendoset sipas rekomandimeve të UEFA-së ri-fillim apo mbyllje me gjendjen momentale(anulim).
Për çdo vendim tjetër ne do reagojm dhe do ndërmarrim veprime ligjore edhe sipas udhëzimeve të UEFA-së do i’u drejtohemi organeve kompetente që mos të shkelet e drejta e klubit tonë.

Ne ju paraqesim një shembull si ka vepruar liga Eredivisies e Holandës në situaten e njëjtë në të cilen ndodhemi edhe ne, ku Ajax dhe AZ Alkmaari kishin pikë të barabarta , por asnjëra nga këto skuadra nuk do shpallet kampione. Edhe pse Az Almaar kishte fituar dy ndeshjet e ndërsjellta me Ajaxin 1-0 dhe 0-2 dhe as kjo nuk është marrë për bazë, por është anuluar kampionati me tabelën momentale.