Skuadra e Superligës formon ekipin ‘B’

KB Ylli pritet të bëhet skuadra e parë me skuadër B.

Tashmë lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare  e klubit nga Theranda, përcjell Gazeta Olle.

Kështu “Xhebrailat” do bëheshin skuadra e parë në Kosovë që do të ketë edhe skuadrën B.

Njoftimi nga KB Ylli: Golden Eagle YLLI me ekip B

Duke parë zhvillimet në klub dhe numrin e madh të të rinjve që kemi në klub, kemi vendosur të krijojmë edhe një ekip të dytë.

Do të jetë Golden Eagle YLLI B që do të marrë pjesë në Ligën e Dytë të Basketbollit të Kosovës.

Ky ekip formohet për të angazhuar edhe të rinjtë vendorë që të kenë minutazhë më të madhe dhe jo të bazohen vetëm në ekip të parë.