Skuadra e Superligës dezinfekton përsëri ambientet brenda stadiumit

Skuadrat kosovare po vazhdojnë stërvitjet e tyre katër ditë pas dhënies së lejes nga Ministria e Shëndetësisë.

Tashmë skuadrat kosovare po përkujdesen që të krijojnë kushte sa më të mira për të ruajtur shëndetin e futbollistëve të tyre, shkruan Gazeta OLLE.

Ndërsa sot skuadra e Ballkanit ka dezifektuar ambientet e stadiumit të qytetit në Therandë.

“Mbajtja e pastertisë ka qenë një prej shumë shprehive të mira ne FC Ballkani, për më teper tani kur bota është përfshi nga pandemia Covid 19, ku dezinfketimi i hapësirave të klubit është shëndru ne rutinë.

FC Ballkani do të bëjë dezinfektim e hapësirave të klubit çdo fundjavë, sipas nevojës edhe me shpeshë. Këtë dëtyrë i’a kemi besuar profesionistëve z. Berat Gashi dhe kompanisë së tij Eko Pastrimi, të cilët për asnjë çastë nuk pritojnë t’i përgjigjen kërkesave tona”, ka bërë të ditur skuadra therandase në llogarinë e tyre në Facebook.

Suharekë, 23.05.2020Mbajtja e pastertisë ka qenë një prej shumë shprehive të mira ne FC Ballkani, për më teper tani…

Gepostet von FC Ballkani am Samstag, 23. Mai 2020