Skuadra e Premierligës dëshiron Kondogbian

Paraqitjet e mira që po zhvillon Geoffrie Kondogbia në La Liga me Valencian, kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha të Evropës, që janë vënë pas francezit.

Mesfushori i Interit, për të cilin Valencia ka një opsion të blerjes për 25 milionë euro deri në qershorin e vitit 2018, sipas asaj që raporton ‘Sky Sport’, ka rënë në syrin e trajnerit të Tottenhamit, Maurizio Pochetino, transmeton Gazeta Olle.

Image result for kondogbia valencia

Kondogbia, nga Pochetino shihet si zëvendësimi ideal për mesfushorin belg, Mousa Dembele, kontrata e të cilit me skuadrën nga ‘White Hart Lane’, skadon në verën e vitit 2019. /Gazeta Olle/

Image result for pochettino tottenham