Skuadra e panjohur inkuadrohet në Serie A

Crotone e ka siguruar inkuadrimin në Serie A. Klubi modest italian, ka barazuar me Modenën 1:1 dhe një pikë i ka mjaftuar për ta arritur këtë sukses historik.

Kjo do të jetë hera e parë në histori të klubit të Crotones që garon në elitën e futbollit italian, përcjellë “Lajmi.net”.

Duhet theksuar që Crotone është klub që vjen nga regjioni i Kalabrisë.